Futboll La Liga Sport

BARCELONA E BËN DALJE COUTINHO/ Dy klube angleze interesohen për brazilianin

Aventura e Philippe Coutinho nuk do të vazhdojë në Gjermani. Bayern Munich nuk do të zbatojë të drejtën e blerjes përfundimtare, pas huazimit sezonal, e parashikuar në shumën e 120 milionë eurove. Pas vetëm një sezoni, lojtari brazilian do të kthehet te Barcelona. Sidoqoftë, jo për të qëndruar atje. Klubi Blaugrana, në të vërtetë, nuk duket i gatshëm të fokusohet tek ai; kryesisht për shkaqe ekonomike. Katalanasit duhet të kursejnë rrogat e futbollistëve si braziliani për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga bllokimi prej Covid-19 dhe pamundësia e të ardhurave nga tifozët (nuk lejohen në stadiume).

Në të njëjtën kohë, te Barcelona e dinë mirë se asnjë klub nuk do të merrte përsipër një shpenzim kaq të rëndë për kartonin e Coutinho, i cili në vitin 2018 u ble për 120 milionë euro, plus 40 milionë bonuse nga Liverpool. Bayern Munich, për shembull, vendosi të hiqte dorë nga një investim si ky, duke e përqendruar të gjithë vëmendjen te Leroy Sané, që e bleu kohët e fundit nga Manchester City.

Në Katalonjë, megjithatë, janë të sigurt për një gjë: e ardhmja e ish-lojtarit të Interit mund të jetë shumë e mirë në Premier League, një kampionat i shijuar tashmë me sukses në kohën e Liverpool-it. Ky detaj pritet të luajë një rol vendimtar në këtë histori. Siç mësohet nga “Goal”, Coutinho është në planet e dy klubeve angleze; Arsenalit dhe Newcastle. Ky i fundit ka plane ambicioze, ndaj po mendon seriozisht për mesfushorin e Selecao.

Deri më tani asnjë ofertë nuk është bërë nga dy klubet në fjalë, por Barcelona shpreson të paktën të gjejë një marrëveshje për një huazim të ri. Në këtë mënyrë do të lirohej një vend, i cili, sipas ideve të presidentit Bartomeu, duhet të merret nga Lautaro Martinez. Megjithatë, një gjë është e sigurt: e ardhmja e Coutinho nuk do të jetë te Barcelona. Nëse do të kthehet në Angli ose do të transferohet gjetkë, do ta zbulojmë së shpejti.

Related posts

ANALIZA/ 1000 fytyrat e “Djallit”, trajneri Pioli ka bërë 33 shpikje

Delo.autor

TREMBET PËR “VDEKJE”/ Shakaja e Çalhanoglusë për mesfushorin e Interit bëhet virale në rrjet (VIDEO)

F.autor

NUK U RISHIKUA NGA VAR/ Shikoni momentin kur Vardi godet me shkelm në fytyrë Shkodran Mustafin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment