Futboll Seria A Sport

“DUHET TË VAZHDOJMË TË…”/ Pioli: Nuk ndryshojmë filozofi, ja pse kemi lënë pikë me të voglat

Milani është në vend të shtatë, por për Piolin rruga nuk ka mbaruar ende dhe janë shanset të bëhet më mirë. Katër fitore dhe dy barazime në 6 ndeshjet e zhvilluara që kur u rihap futbolli flasin për një mentalitet te gjetur, por sidomos një filozofi.

“Duhet të vazhdojmë të fitojmë sa më shumë pikë nëse duam të kthehemi në Evropë. Nesër përballemi me një ekip të vështirë, duhet të jemi të përgatitur nga të gjitha pikëpamjet”, u shpreh Stefano Pioli në konferencën e sotme për shtyp.

“Kemi ndërtuar një mënyrë për të qenë në fushë dhe një mentalitet të saktë. Nuk fillojmë nga e para nesër në mbrëmje, kemi filozofinë tonë të lojës dhe mentalitetin që na ka çuar të marrim rezultate të rëndësishme. Duhet të vazhdojmë kështu. Gjashtë ndeshjet e ardhshme do të na tregojnë çfarë ekipi jemi”.

“Është bukur që drejtuesit vlerësojnë punën tonë edhe gjatë pandemisë dhe izolimit. Duhet të vazhdojmë kështu”.

Problem i Milanit mbeten ndeshjet me ekipet e vogla, ku shpesh ka lënë pikë rrugës. “Duhet luajtur me kokë më shumë sesa me trup. Nëse do të riluanim 100 herë përballë SPAL, 99 herë do ta fitonim atë. Nuk ishim në gjendje të shënonim gola pavarësisht nga shumë shanse që kishim, por nesër duhet të ketë shumë përqendrim”.

“Kemi një mënyrë për të luajtur që kërkon intensitet të madh. Do të zgjedh se kush është rikuperuar mirë. Ndryshimi i disa lojtarëve nuk do të thotë të ndryshojmë filozofinë tonë”.

LIVE / La conferenza stampa di Stefano Pioli

Related posts

ISHIN NJË NDËR ÇIFTET MË TË PËRFOLUR NË ITALI/ Mbrojtësi Hernandez ndahet nga e dashura super seksi (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Atalanta-Manchester United. Rezultati 2-2

Delo.autor

ARBITRI ITALIAN I SHTANG TË GJITHË/ Anulon një SUPER GOL nga mesfusha në “derbin” e shqiptarëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment