Futboll La Liga Sport

“BOMBA” NGA SPANJA/ Setien largohet para ndeshjes me Napolin, yjet e Barcelonës duan legjendën e skuadrës si trajner

Kike Setien nuk është më i preferuar në radhët e skuadrës së Barcelonës. Yjet e skuadrës katalanase dëshirojnë që në stolin e tyre të ulet ish-sulmuesi i famshëm i ekipit katalanas dhe kombëtares së Holandës Patrik Klajvert.
klajvert
Lajmi publikohet nga media pranë Barcelonës “El Mundo Deportivo”. Madje kjo media pretendon se Klajvert do të marrë frenat e Barcelonës para ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Napolin.

44-vjeçari luajti për 6 vite me Barcelonën duke u kthyer në njërin prej sulmuesve më të mirë të viteve ’90-‘2000. Ai realizoi 122 gola në 257 ndeshje me fanelën blaugrane. Klajvert është i famshëm për golin vendimtar në finalen e Ligës së Kampioneve me Milanin duke i dhënë trofeun prestigjioz Ajaksit.

Ai ka punuar si asistent i Luis Van Galit te Holanda.

Related posts

LËSHON “TENTAKULAT” NË SERIE A/ Barcelona me sytë nga Milani, kërkon liderin e “kuqezinjve”…

Delo.autor

PASI SIGUROI SHËRBIMET E RAMSEY DHE RABIOT/ Juventus kërkon të “RRËMBEJË” yllin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

CROTONE-INTER/ “Zikaltërit” kërkojnë me çdo kusht fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment