Futboll La Liga Sport

“BRAND FINANCE” PUBLIKON LISTËN/ Real Madridi rikonfirmohet klubi më i vlefshëm në botë, ja “top-10” e futbollit

Real Madridi vazhdon të jetë klubi më i vlefshëm i futbollit në botë, sipas raportit të fundit të përgatitur nga “Brand Finance”Në një kontekst të rrënimit ekonomik dhe sociale, të shkaktuar kryesisht nga pandemia e Covid-19, vlera e Real Madridit si markë është ulur me 13.8%, në 1.419 milionë euro, por gjithsesi e ruajti pozicionin si më e madhja. Klubi i bardhë, mjaft i fortë në industrinë e futbollit, ndiqet nga afër prej Barcelonës, që i rrëmben vendin e dytë Manchester United. “Sot, dy marka spanjolle në botën e futbollit janë kryesuese. Sporti spanjoll është padyshim një krenari e jona, tregon fuqinë e kombit tonë”, – thotë Teresa de Lemus, drejtore menaxhuese e “Brand Finance”.

Pavarësisht se ka humbur këtë vit 13.8% të vlerës së markës së tij, e cila tani është 1.419 milion euroë, Real Madridi është akoma marka më e fuqishme në futbollin botëror dhe rezultatet tregojnë se e ardhmja do të jetë më e mirë, duke qenë se fitoi titullin e La Liga-s këtë vit. “Los Blancos” e kanë zgjeruar ofertën e tyre tregtare duke lançuar një markë inovacioni, “Real Madrid Next”, qëllimi i të cilës është të punuarit me ndërmarrje fillestare të orientuara nga teknologjia. Real Madridi gjithashtu po përfiton mirë nga rrjetet sociale për të rritur pjesëmarrjen e ndjekësve të tij.

“Top-10” e klubeve të futbollit sipas “Brand Finance”, viti 2020 (vlera / zhvlerësimi në këtë vit)
1. REAL MADRID (Spanjë): 1.419 (-13,8%) – 94,9 (-0,5)
2. FC BARCELONA (Spanjë): 1.413 (+1,4%) – 93,6 (-1,7)
3. MANCHESTER UNITED (Angli): 1.314 (-10,7%) – 91,5 (-0,6)
4. LIVERPOOL (Angli): 1.262 (+6,0%) – 93,2 (+2,2)
5. MANCHESTER CITY (Angli): 1.124 (-10,4%) – 88,8 (+0,2)
6. BAYERN MÜNICH (Gjermani): 1.056 (-19,6%) – 91,4 (-2,1)
7. PSG (Francë): 967 (+5,8%) – 85,6 (+0,6)
8. CHELSEA (Angli): 949 (-1,9%) – 89,0 (+1,7)
9. TOTTENHAM HOTSPUR (Angli): 784 (+3,3%) – 87,6 (+2,0)
10. ARSENAL (Angli): 719 (-18,8%) – 86,9 (-1,1)

Barcelona e ngushton diferencën me kreun falë një përmirësimi në kohë krize. Me një rritje prej 1.4% në vlerën e saj si markë, e cila tashmë është 1.413 milionë euro, vetëm 6 milionë më pak se rivalët e bardhë, klubi katalanas fiton terren në raport me “Djajtë e Kuq”. Barça ka pasur probleme të brendshme politike, por është në rrugën e duhur për t’u bërë klubi i parë në Europë që arrin qëllimin e madh, një miliardë euro të ardhura vjetore.

Klubi katalanas gjithashtu ka demonstruar gatishmërinë e tij për të përqafuar konceptet e reja të inovacionit, duke siguruar fonde investimesh për projekte sportive dhe teknologjike në të gjithë botën. Për momentin, si pjesë e programit të zhvillimit të stadiumit të ardhshëm, që do të zëvendësojë “Camp Nou” aktual, Barça shpreson të shesë emrin ose të drejtat e stadiumit të ri në një afat të gjatë për më shumë se 200 milionë euro. Dy gjigantët e futbollit spanjoll e përmirësojnë pozicionin e tyre në lidhje me vitin 2019.

Related posts

Chiellini: Ndeshja me Napoli-n, më e lehta. Ai nuk shënon

Sadik.Autor

Rusi 2018/ Lajm i mirë për Bayern dhe Francën, rikthehet një yll

Sadik.Autor

NUK TREGOHEN ASPAK TË MËSHIRËM/ Shikoni disa nga momentet kur gjyqtari e pëson më keq se boksieri në ring (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment