Bundesliga Futboll Sport

“ÇDO FUTBOLLIST KA NJË KARRIERË”/ Ylli i Bayern: Nuk jam më 17 vjeç, por mbetem më i miri

Konkurrenca nuk e shqetëson, përkundrazi.

Manuel Neuer është gati të tregojë se është akoma numri një, te kombëtarja e Gjermanisë dhe  Bayern Munich.

Numri një i Bayern-it ka bërë disa deklarata interesante për 11 Freunde në lidhje me të ardhmen e tij dhe marrjen e portierit të ri Nubel nga bavarezët.

“Çdo futbollist ka një karrierë. Kur mbaron, nuk ka mënyrë të kthehet mbrapa”, ka thënë Neuer. “Nëse futbolli kthehet në një peshë për mua, do të bëj atë që bëri Philipp Lahm (u tërhoq). Por për momentin kam akoma dëshirë të luaj”.

“Cili trajner do ta aktivizonte një lojtar që nuk është më i miri në formacionin e tij? Dhe unë jam i sigurt se jam më i miri, edhe pse nuk jam më 17 vjeç. Duhet të luftosh gjithmonë për rolin e numri 1 te Bayern-i dhe kombëtarja e Gjermanisë”.

“Ardhja e shokëve të ri të skuadrës nuk është një problem për mua dhe mënyrën time të punës”.

Related posts

ZBULOHET E ARDHMJA E “JASHTËTOKËSORIT”/ Firma çështje ditësh, Messi nis bisedimet me Presidentin e klubit…

Delo.autor

ANKTHI I SUPERSFIDËS/ Inzaghi: RONALDOS do t’i rezervojmë një “trajtim special”

Isa.Autor

NUK E NIS MIRË AVENTURËN E TIJ TEK PSG/ Trajneri Pochettino shet sulmuesin Icardi, gjen zëvendësuesin e tij tek…

Delo.autor

Leave a Comment