Futboll Premier League Sport

“ËSHTË NJË DITË SHUMË E RËNDËSISHME PËR NE”/ Klopp: Do të jetë si Krishtlindje. Pres me padurim që ta prek…

Ëndrra do të kthehet në realitet.

Mbrëmjen e sotme, në përfundim të sfidës së Premier League kundër Chelsea-t, Liverpool-i do të marrë zyrtarisht trofeun e kampionëve të Anglisë dhe kapiteni Jordan Henderson do ta ngrejë në qiell çmimin e pritur për 30 vite.

Trajneri Jurgen Klopp ka provuar të imagjinojë emocionet e atij që do të jetë një moment historik dhe, duke folur për kanalet zyrtare të klubit, ka shprehur të gjithë gëzimin e tij.

“Çfarë do të provoj gjatë marrjes së trofeut? Nuk e di akoma, por kam provuar të përgatitem për këtë moment. I gjithë Liverpool-i ka punuar për këtë moment. Është një ditë shumë e rëndësishme për ne, por nuk do të jetë dita e fundit shumë e rëndësishme për ne…”.

“Marrja e trofeut do të jetë pak a shumë si Krishtlindje: e di se do të marrësh një dhuratë specifike para se ta marrësh, por ndihesh gjithsesi i emocionuar”.

“Nuk e kam prekur kurrë trofeun e Premier League, kështu që do të jetë një moment special. Jam shumë i lumtur që lojtarët do ta jetojnë këtë moment, sepse e meritojnë”.

Related posts

DHURON SPEKTAKËL NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Talenti shqiptar shënon një dopietë dhe i jep fitoren ekipit (VIDEO)

Delo.autor

Ja lojtarët që shpërthyen në Botëror, por rezultuan dështime të mirëfillta

Sadik.Autor

“Champions League” i sezonit të ardhshëm, skuadrat që ka siguruar fazën e grupeve

Sadik.Autor

Leave a Comment