Futboll La Liga Sport

ÇËSHTJA “GRIEZMANN” TEK BARCELONA BËHET PROBLEM NË FAMILJE/ Babai francezit sulmon Setien: Je një pasagjer!

Mosaktivizimi i Antuan Grizmanit si titullar në ndeshjet e fundit të Barcelonës është kthyer në problem familjar.
grizman
Pas reagimit të vëllait të kampionit të botës se “ishte gati të qante për 2 minutat që sulmuesi luajti dje kundër Atletiko Madridit”, është shprehur dhe babai i 29-vjeçarit Alen.

Ai i është përgjigjur direkt trajnerit të Barcelonës , duke e quajtur “thjesht një pasagjer”. Reagimi i ashpër i babait të Antuan Grizmanit erdhi pas Setien deklaroi pas barazimit 2-2 me Atletikon se nuk do t’i kërkonte falje francezit për aktivizimin në minutat e fundit të lojës.

“Në vend që të flisni, ju duhet të mbanti çelësat e kamionit, por ju jeni thjesht një pasagjer”, shkruan Alen në profilin e tij në “Instagram”. Por, si ai dhe i biri i fshinë komentet më pas.

Megjithëse u soll me bujë në “Kamp Nou”, Grizman jo vetëm që ka humbur statusin e titullarit, por është kthyer në një lojtar anonim te katalanasit. Mediat shkruajnë se ai nuk po përshtatet dot me stilin e lojës së Barcelonës, ndërsa një pjesë e mirë e skuadrës nuk po e mbështet në këtë sezon të vështirë.

setien

Related posts

REKORDMEN NË KOSOVË/ Ish-trajneri i Egnatias hedh firmëm e re me klubin që po fiton kampionatin

F.autor

MC GREGOR E FYEU KEQ/ Babai i KHABIBIT habit me ftesën që i bën irlandezit

Isa.Autor

DANIMARKË-BELGJIKË/ Trajneri i belgëve i beson treshes së sulmit Lukaku, Thorgen Hazard dhe Martens (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment