Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Partizani plotëson mbrojtjen me kthimin e Egzon Belicës, ja si pritet të rreshtohen të kuqtë

Në javët e fundit trajneri Adolfo Sormani ka krijuar një formacion bazë, ku gjithçka nis nga siguria në prapavijë. Kthimi te stili i vjetër ka dhënë rezultat, pasi ekipi ka marrë 3 fitore dhe një barazim në katër javët e fundit. Partizani ka qenë i detyruar që në tri javët e fundit të bëjë ndryshime në qendër të mbrojtjes për shkaqe dëmtimesh.

Por para derbit stafi ka marrë një lajm të mirë, ku qendërmbrojtësi Egzon Belica e ka kaluar dëmtimin dhe po përgatitet normalisht me grupin. Me rikthimin e Belicës prapavija është më e plotë, ndonëse dihet se Boldor do të jetë i pamundur për derbin dhe në vijim, kjo nga ecuria që do të ketë virusi që e ka kapur mbrojtësin rumun.

Përveç gatishmërisë së Belicës, të kuqtë do të kenë edhe një tjetër rikthim për derbi, Theofilus Solomon. Sulmuesi nigerian ka qenë i pezulluar ndaj Bylisit pasi kishte plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

Partizani

Në këto kushte dilema e vetme për formacionin e derbit ka të bëjë me gjendjen e Kevi Llanajt që u dëmtua në Ballsh. Nëse 21-vjeçari nuk ia del, Braun mund ta nisë nga minuta e parë ndaj bardhebluve. ndërsa pjesa tjetër nuk ndryshon.

Related posts

“LOS BLANCOS” NË UDHËKRYQ/ Merkato e dështuar tek Real Madrid, 400 milionë euro s’bëjnë diferencën

Delo.autor

“PLESHTI” MORI ÇMIMIN “THE BEST”/ FIFA reagon ndaj akuzave për falsifikim votash, ja deklarata

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Në krizë totale financiare, pronarët e Interit i shpërblejnë lojtarët me… celularë

Delo.autor

Leave a Comment