Futboll Premier League Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Chelsea nuk ndalet në merkato, gati goditja “big”

Chelsea nuk mbahet në këtë merkato, pasi dëshiron që të bëjë një tjetër goditje të madhe në merkato. Kai Havertz është dëshira e madhe e trajnerit të bluve Frank Lampard. Ky i fundit e ka deklaruar se dëshiron që të largohet nga Bundesliga dhe londinezët e presin me tapet të kuq.

Eksperti i merkatos Alfredo Pedulla shkruan se vetë futbollisti do Chelsean. Shumë shpejt do të ketë një takim ndërmjet agjentit të tij dhe Bayer Leverkusen. Chelsea nga krahu tjetër dëshiron që të rrëmbejë në ekip futbollistin. Presidenti Roman Abramovic është gati që të bëjë një sakrificë të tillë.

Klubi anglez ka qenë shumë aktiv këtë merkato, pasi ka siguruar Timo Werner dhe Hakim Ziyech. Lampard do të ketë shumë arsenal në duar për sezonin e ardhshëm dhe sigurisht objektivat e bluve do të jenë për tituj.

Related posts

JUVENTUSI “qetson” MILANIN/ Bardhezinjtë i mbyllin derën BONUCCIT

Isa.Autor

ENDE ASNJË GOL/ RONALDO fiton TREFISHIN e lojtarit të dytë më të paguar në ITALI

Isa.Autor

FITOI PËR HERË TË GJASHTË “TOPIN E ARTË”/ Messi e pranon: Isha i mërzitur kur CR7 më barazoi, sepse…

Delo.autor

Leave a Comment