Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Statistikat e Partizani-Tirana, ja çfarë duhet të dini për super sfidën e sotme

156 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2020 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat.

BILANCI – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 66 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 42 fitore. 48 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

GOLAVARAZHI – 219 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 174 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi, Batha (2), Idrizaj 63′ (aut), Muçi (2) shënuan për bardheblutë dhe Ulliam Melo për të kuqtë, në përballjen e 13 dhjetorit 2019, që u fitua 5-1 nga Tirana.

DIFERENCA – 22 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate: 12/ 10/13 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 07/02/14 Tirana-Partizani 1-0 (kampionat), 22/03/14 Partizani-Tirana 1-1 (kampionat); 26/ 09/14 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 08/12/14 Partizani-Tirana 2-0 (kampionat); 13/03/15 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat); 04/05/15 Partizani-Tirana 2-2 (kampionat); 03/10/15 PartizaniTirana 1-0 (kampionat); 07/12/15 Tirana-Partizani 0-0(kampionat); 04/03/16 Partizani- Tirana 2-0 (kampionat);04/05/16 TiranaPartizani 2-2; 25/09/16 PartizaniTirana 0-0 (kampionat);01-02/12/ 17 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat);20/02/17 Partizani-Tirana 2-1; 28/04/17 Tirana-Partizani 1- 2 (kampionat); 28/09/18 TiranaPartizani 0-1 (kampionat); 30/11/ 2018 Partizani-Tirana 2-1 (kampionat); 01/03/19 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 12/05/19 Partizani-Tirana 2-1 (kampionat); 29/ 09/19 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat); 13/12/19 Partizani-Tirana 1-2 (kampionat); 28/02/20 Tirana-Partizani 5-1 (kampionat);

ISH-ËT – Pesë lojtarë do të kenë statusin e ish-ve në derbin e radhës që do të luhet më 10 korrik. Erando Karabeci, Edvan Bakaj, Tefik Osmani, Idriz Batha, Agustin Torasa, kanë pasur përvojat e tyre në të shkuarën te Partizani, ndërsa te të kuqtë Dorjan Kërçiku është lojtari i vetëm. Te Partizani statusin e ish-it e ka edhe zv.trajneri, Reinaldo Kalari.

Related posts

Trajneri i PSG-së kërkon të sjell në Parisë, mbrojtesin e Bayern Munich

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Drejtuesit e Barcelonës gati ofertën për mesfushorin e Juventus

F.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Alarmi nga Koronavirusi, merret vendimi për Napoli-Inter!

Delo.autor

Leave a Comment