Bundesliga Futboll Sport

“DO TË DUHEJ NJË RREGULLORE…”/ Presidenti i Bayern: E kemi të pamundur të ndjekim shembullin amerikan

Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge , ka folur për Fair Play-n Financiar dhe për rregullat ekonomike për të cilat do të kishte nevojë UEFA në një intervistë të dhënë për të përditshmen Zeitung:

“Do të duhej një rregullore në përputhje me ligjin. Në dhjetë vitet e fundit nuk janë rritur vetëm rrogat e lojtarëve, por edhe çmimet e tyre”, ka thënë drejtuesi i bavarezëve.

“Një tavan për rrogat si ai në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pamundur në Europë, sepse nuk e lejon e drejta e konkurrencës. Nëse do të fillonim të ulnim rrogat tani dhe do të ishim të vetmit, nuk do të kishim më lojtarë për të qenë konkurrues në nivel ndërkombnëtar”.

“Fair Play Financiar duhet të zbatohet, por në një mënyrë të re, duhet të jetë më serioz”.

Related posts

Juventusi “projekton” dy transferime të “çmendura” për sezonin e ri

Isa.Autor

FITORJA NDAJ BELGJIKËS/ Porteri Donnarumma barazon rekordin që zgjaste prej 55 vitesh

Delo.autor

ÇUDIT GUARDIOLA/ Kërkon një sulmues amator 206 cm që luante të dielave

Delo.autor

Leave a Comment