Futboll Sport

I FORTË DHE AMBICIOZ/ Hazard: Nuk dua të kem pishmane në fund të karrierës time, ndaj

“Eden luan, shënon dhe ëndërron Realin. Për ata që më njohin, e dinë se e kam dashur gjithnjë këtë klub edhe përpara përiudhës së Zinedine Zidane. Le të shohim se çfarë do të ndodhë. Jam duke mbyllur këtë sezon tek Chelsea, ndërkohë që kontrata ime skadon në 2020-ën. Gjithsesi, do të shohim çfarë do të ndodhë në fund të këtij edicioni. Sidoqoftë familja ime jeton në Londër ndërkohë që me trajnerin Sarri kemi një relatë shumë të mirë. Nuk dua të kem pishmane në fund të karrierës time, ndaj jam duke marrë një vendim të rëndësishëm”.

Një vendim i gabuar në moshën 27-vjeçare mund të rezutojë fatal edhe për karrierën e nje fantazisti të talentuar siç përkon të jetë ylli i organikës së Bluve të Londrës Eden Hazard. I fortë dhe ambicioz Hazard kthen sërish vemendjen mediatike nga vetja, pasi në lojë është pikërisht e ardhmja e tij që në të vërtetë po t’i referohemi letrave duket se është e shkruar, sikundër dëshmon dhe kontrata e tij aktuale me Chelsea-in që skadon në  2020-ën.  Por është ky stad ku ka arritur belgu, 27-vjeçar me ëndrrën që një ditë të ngrejë lart trofeun e Champions Leagues pse jo edhe të Topit të Artë, që le vend për debat, por mbi të gjitha që nuk i lejon të bëjë hapin e gabuar. Në këtë kontekst spekulimet mediatike japin alternativën se për të përmbushur të gjitha këto pritshmëri që listuam më lart vendi ideal për t’i konretizuar do të ishte pikërisht Santiago Bernabeu. Një lojtar me talentin e tij do të ishte lehtësisht i integrueshëm në sulmin e madrilenëve ku impenjohet Bale, por ende ndihet mungesa e Cristiano Ronaldos. E ndërsa Florentino Perez është duke punuar nën rrogozë me synimin për ta shndërruar Hazard në objektin e ri të marketingut të Los Blancos sikundër ishte sulmuesi portugez. Sulmuesit  belg duket se i kanë shpëtuar disa deklarata nga e pandërgjegjshmja, sikundër e citojmë.

Related posts

“DOMINIM”, “DËRRMIM” DHE TRIPLETË PERFEKTE/ Ja si e komentojnë mediat angleze fitoren ndaj Shqipërisë… (FOTO)

Delo.autor

Zola kthehet te Chelsea: Për mua kjo është një gjë e mahnitshme

Isa.Autor

Kompensimi i biletave, tjetër përplasje mes klubeve të Milanos

Sadik.Autor

Leave a Comment