Futboll Seria A Sport

“DO T’I KËRKOJ MJEKUT TË EKIPIT TË MË BËJË FORMACIONIN”/ Inzaghi: Nuk kishim as fat ndaj Milanit

Pas humbjes kundër Milanit, Simone Inzagi pranoi se ekipi i tij ishte i pafat, ndërsa shtoi se mungesat e shumta po e detyrojnë të mos bëjë rrotacione. Me disfatën e së shtunës, Lacio qëndron 7 pikë larg Juventusit të vendit të parë, duke ndërlikuar garën për titullin kampion.

“Humbja me Milanin na rëndon shumë në klasifikim, por e dinim që do të kishim vështirësi. Nuk kishim as fat, pasi pësuam gol me devijim dhe Strakosha për pak sa nuk e preku penalltinë. Kishim dy raste për t’u kthyer në lojë. Fatkeqësisht, nuk mund të bëj rrotacion në këto momente. Katër ndeshjet e ardhshme në dy javë do të jenë shumë të vështira ndaj do t’i kërkoj mjekut të ekipit të më bëjë formacionin”, përfundoi Inzagi.

Related posts

NGA LONDRA NË BAKU/ “Shpërthejnë” tifozët anglezë: Shumë shpenzime, pak bileta…

Delo.autor

LIVE/ Juventus-Atletico Madrid. Shënon Chiellini, por gjyqtari anulon golin (VIDEO)

Delo.autor

SHKRUAN HISTORINË TEK JUVENTUSI/ Ronaldo bëhet i pari lojtar që fiton këto tre tituj…

Delo.autor

Leave a Comment