Futboll Seria A Sport

ZBULON PENALLTINË E IBRAS NË DERBI/ Julio Cesar: Mos e gjuaj në qendër, ja çfarë më tha pasi shënoi

Mes episodeve më argëtues të karrierës së Julio Cesar tek Inter ka qenë edhe penalltia e Zlatan Ibrahimovic. Pasi u transferua te kuqezinjtë, suedezi ka sfiduar ish-shokun e skuadrës nga pika e bardhë. Ja çfarë ndodhi në atë derbi:

“Është një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë Julio Cesar. “Pas dy viteve të kaluar bashkë tek Inter-i, e dija shumë mirë si i gjuante penalltitë. Kam shkuar drejt tij dhe i kam thënë: shiko copë m…, mos e gjuaj fort në qendër sepse do ta pres. Ai bënte si i bukur dhe, duke u kthyer në portë, i thashë: të zbulova”.

“Ai më njihte mirë, mund të gjuante fort në qendër për të qenë më i sigurt. Unë ia hoqa këtë mundësi dhe duhej të zgjidhja një krah duke e ditur dija se ana e preferuar e tij ishte në të djathtën time”.

“Ai gjuajti fort, shënoi dhe më tha: shko në portë dhe merr topin copë m…. Atij i pëlqen të bëjë gjëra të tilla. I pëlqen të godasë shokët e ekipit me shkelma në dhomat e zhveshjes. Është i çmendur, por shumë i fortë”, ka thënë Cesar.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Milan gjen Drejtorin e ri Sportiv, ja kush emërohet… (FOTO)

Delo.autor

DEKLARATA BEFASUESE/ “Montolivo është shumë herë më i mirë se Jorginho”

Isa.Autor

NUK DHA MAKSIMUMIN NË STËRVITJE/ Trajneri Piol lë në shtëpi për sfidën ndaj Juventus mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment