Futboll Seria A Sport

CR7 SI SHOK SKUADRE? Chiellini: Ronaldo edhe sikur të dilte të derdhte plehrat e shtëpisë në lagje, do të…

Xhorxho Kielini, gjatë një interviste në kanalin “Youtube” të këngëtarit italian, Fedez, ka dashur që të flasë hapur mbi disa tema, duke bërë ironi me pamjen e tij dhe duke iu rikthyer edhe Kristiano Ronaldos.

“Tashmë mund t’i them vetes se jam me fat që jam martuar. Pasi e vërteta është se unë jam i shëmtuar fizikisht dhe nuk kam pse e fsheh këtë. Mund të jesh personi më i mirë i botës, por fakti që ke një llogari bankare të fryrë, pa dyshim që edhe futbollistët e shëmtuar si unë në pamje i ndihmon. Është e kotë ta mohojmë këtë gjë. A i rezistoj ëmbëlsirave edhe gjatë sezonit futbollistik? Realisht jo… Kur bashkëshortja ime bën tiramisu në shtëpi, harroje që t’i them ‘jo’.

Unë jam Kielini, i disiplinuari i fushës, por jo ai në tavolinë. Si ishte Ronaldo si shok skuadre? Ronaldo edhe sikur të dilte të derdhte plehrat e shtëpisë në lagje, do të përbënte lajm. Por fakti është se Kristiano ishte një djalë i thjeshtë, edhe pse ka të gjithë median e botës mbi shpatulla.

Pasi mbërriti në Torino, pas ditës së dytë mund të bëjë normalisht shaka me të, njësoj sikur të kishte qenë gjithë kohën në Torino. Kristiano ishte fantastik, impenjohej në punën e tij me përkushtim maksimal, por si shumë prej nesh që ishim pjesë e Juventusit, edhe përpara se ai të zbarkonte”, deklaroi kapiteni bardhezi.

Related posts

TËRHOQI VËMENDJEN E KLUBEVE TË MËDHA/ Roma nuk e lëshon Nicolo Zanilon, ja oferta e “çmendur”

Delo.autor

E FUNDIT/ Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer: Sadiku largohet nga Levante

Delo.autor

SPEKTAKOLARE/ Majlinda KELMENDI merr MEDALJEN e dytë të ARTË për Kosovën

Isa.Autor

Leave a Comment