Bundesliga Futboll I pakategorizuar Sport

SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Ndombele dhe një ish-mesfushor i Milan, dy emra surprizë për kampionët e Bayern

Bajerni i Mynihut do të bëjë disa ndryshime në skuadër në pritje të sezonit të ardhshëm, duke parë se mesfushorë si Tiago Alkantara apo edhe Havi Martinez e Korentin Toliso janë me valixhe në duar. Prandaj, për të kompletuar boshllëqet që pritet të lihen, drejtori sportiv i kampionëve të Gjermanisë, Hasan Salihamixhiç, është vënë në lëvizje për të provuar të bëjë goditjet bombastike të radhës siç ishte ajo me Leroi Sanenë.

bayern

Dy emrat e vënë në shënjestër janë dy francezë. I pari është blerja më e shtrenjtë e Totenhemit, Tangë Ndombele. I paguar 68 milionë euro për t’ia shkëputur Lionit, Zhoze Murinjo ka vendosur që ta spastrojë dhe të rikuperojë sa më shumë që të jetë e mundur nga shpenzimi i kryer. Ndombele është një futbollist i talentuar, por ndoshta stili i lojës në Angli është shumë ndryshe nga ai në Francë dhe ambienti ka qenë shumë i dobët, për të mos thënë nul.

Ndaj, Bajerni i Mynihut është bërë pjesë e listës që vlerësojnë Ndombelenë dhe do të kërkojë që të arrijnë një akord, por jo duke bërë një ofertë të çmendur. Ndërkohë, emri i dytë është gjithashtu një nga talentet më premtuese që nxori pak vite më parë futbolli transalpin. Bëhet fjalë për Timue Bakajokon, futbollisti në pronësi të Çelsit, por që më shumë sesa në Londër ka luajtur duke “emigruar” te Milani në huazim dhe te Monakoja, sezonin e sapombyllur.

bakayoko

Dhe, duke parë që Çelsi dhe trajneri Frenk Lampard nuk është se e kanë në planet e tyre 25-vjeçarin, për të cilin pista e rikthimit te Milani ka kohë që përflitet, Bajerni mund të ndërhyjë dhe të bëjë të vetin mesfushorin, vlera aktuale e të cilit varion mes 25-28 milionë eurove.

Related posts

LIVE/ Teuta-Skënderbeu, Ka nisur supersfida në “Niko Dovana”. Skuadrat kërkojnë kthesën

Delo.autor

BËN DEKLARATË TË ASHPËR PËR SERIGIO RAMOS/ Klopp refuzon: Ne nuk do të firmosnim as falas….

Delo.autor

SHAQIRI SHKËLQEN/ Liverpool vuan, por merr 3 pikët falë SALAH (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment