Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Media italiane: Ibrahimovic largohet pas sezonit nga Milan, ja ku do ta shohim suedezin

Nuk është ende zyrtare, por me sa duket Zlatan Ibrahimoviç e ka vendosur se çfarë do të bëjë gjatë sezonit të ardhshëm. Të paktën sipas “La Repubblica”. Në fakt, në një shkrim të sajin, e përditshmja italiane garanton se suedezi do të largohet nga Milani dhe do të vijojë të luajë në Suedi dhe më saktësisht te Hamarbi, klub ku zotëron edhe 25 për qind të aksioneve.
auto_0_FBL-SWE-ITA-HAMMARBY-IBRAHIMOVIC1587732667
38- vjeçari do të mbulojë edhe rolin e trajnerit, përveçse do të jetë pjesë e organikës së bardhegjelbërve. Në fakt, për të drejtuar ekipin Ibrës do t’i duhet licenca, ndaj klubi mund të punësojë një ndihmës të licencuar, ndërkohë që vendimet tekniko-taktike do të jenë detyrë e gjigantit nga Malmoe.

Ndërkohë, sulmuesi vijon të jetë i përqendruar te kuqezinjtë me të cilët dje ndaj Parmës regjistroi edhe ndeshjen e tij të 100-të në kampionat. Deri më tani klubi nuk ka bërë asnjë hap për të zgjatur bashkëpunimin me sulmuesin, ndaj duket e vështirë që rruga drejt së ardhmes të jetë e përbashkët.

Related posts

KËRKOHET NGA ANCELOTTI/ Florentino Perez hidhet në sulm për yllin e Juventus, ofron dy lojtarë dhe para

Delo.autor

“GOLI NDAJ MILAN? ISHTE MOMENT I JASHTËZAKONSHËM”/ Mesfushori Eriksen: Ju tregoj për Interin që kam ëndërruar

Delo.autor

Juventus – Sampdoria, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment