Futboll Premier League Sport

ISHTE PRANË LARGIMIT/ Mesfushori gati të firmosë për 5 vjet me Manchester United

Pol Pogba është pranë rinovimit edhe për 5 vite të tjera me Mançester Junajtid. “Djajtë e Kuq” janë shpresë plotë se deri në përfundim të sezonit do kenë arritur marrëveshjen me mesfushorin francez.

pogba

Pogba ishte pranë largimit nga skuadra, por tani duket se gjërat kanë ndryshuar. Trajneri i Mançester Junajtid Ole Gunar Solskjaer ka vënë re një ndryshim për mirë në sjelljen e mesfushorit, dhe kjo ka bërë që ai të fillojë të mendojë ta ndërtojë skuadrën e sezonit të ri rreth Pogbasë. Pol Pogba erdhi pas një dëmtimi që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë, por ka arritur të futet mjaft mirë në ritmin e ekipit dhe ka krijuar një lidhje mjaft të mirë në mesfushë me blerjen e re Bruno Fernandesin.

Mançester Junajtid po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër dhe Pol Pogba do ishte një ndihmë e madhe.

Related posts

PAS 6 MINUTASH LOJË/ Shikoni super golin e Dybalas që shënon ndaj Frosinones (VIDEO)

Delo.autor

U DËMTUA NJË MUAJ MË PARË/ Nuk përfundon makthi për yllin e Romës, infektohet me COVID-19

Delo.autor

“DOTË QËNDROJMË ME KËMBË NË TOKË”/ Hakaj: Spektakël me Dinamon, me Kukësin për 3 pikët e radhës

Delo.autor

Leave a Comment