Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Inter bën ofertën për Emerson Palmieri, ja të gjitha detajet!

Inter dërgon ofertën e parë te Chelsea për të marrë kartonin e Emerson Palmieri. Lajmi është bërë me dije nga mediat angleze por edhe ato italiane, pasi italo-braziliani është i përzgjedhur nga Conte për korsinë e majtë të mbrojtjes.

Për mbrojtësin u ofruan 20 milion euro plus 5 mln euro në formë bonusi për të përmbushur kërkesat e Marina Granovskaia, “truri” i merkatos së bluve.

Gianluca Di Marzio :: Inter, obiettivo Emerson Palmieri: avviati ...

Palmieri është përfshirë në listën e atyre që do të largohen nga “Stamford Bridge” për një çmim 30 milion, por ndjesia duken pozitive për një marrëveshje me zikaltërit.

Propozimi është gjithashtu i mirë për Emerson Palmieri i cili aktualisht fiton rreth 3 milion euro, përfshirë bonuse.

Falë Dekretit të Rritjes, Inter vendosi 4 milion në pjatë për një periudhë pesë-vjeçare, duke tejkaluar konkurrencën e Napolit. Juventus gjithashtu ndoqi situatën me vëmendje të veçantë, por përfundimisht ajo do të ishte e lidhur me shitjen e Alex Sandro.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Dy emra të njohur dhe një surprizë, ja objektivat e Juventus-it në merkato…

Delo.autor

“LUFTËTAR I VETMUAR”/ Mediat italiane elozhe Manaj, Motta: Po bën mirë, na ndihmon shumë

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Getafe-Barcelona. Rezultati 5-2

Delo.autor

Leave a Comment