Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Probleme për Lampard, Giroud sfidon shokun e skuadrës

Olivier Giroud, pasi ka qenë kohët e fundit në shënjestrën e disa klubeve italianë, ka vendosur të qëndrojë në Londër dhe të vazhdojë të veshë fanellën e Chelsea-t.

Sulmuesi francezi, gjithsesi, do të duhet të bëjë llogaritë në sezonin e ardhshëm me gjermanin Timo Werner, që Blutë e kanë blerë nga Leipzig.

Një rival aspak i rehatshëm në garën për të siguruar një vend në formacionin titullar dhe me një avantazh të madh ndaj Giroud.

“Sigurisht nuk e kanë marrë që ta lënë në stol. Megjithatë, unë mendoj se mund ta vë në vështirësi trajnerin Lampard”, ka thënë Giroud për L’Equipe.

“Ardhja e Werner është një stimul për mua dhe një motivim më shumë. Kam një vit tjetër kontratë me Chelsea-n dhe, nëse do të krijohen kushtet, mund edhe të qëndroj”.

Related posts

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin

F.autor

A NDIKOI RONALDO TEK ZGJEDHJA E TIJ? De Ligt i befason të gjithë me përgjigjen

Delo.autor

PRITEJ TË ZYRTARIZOHEJ TEK KUKËSI/ Por Andi Lila merr vendimin e papritur

Delo.autor

Leave a Comment