Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Pronarët e klubit acarohen me Ibrahimovic, suedezi tashmë ëshë shumë afër largimit

Nuk kishte si të ndodhe ndryshe. Thumbimet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe në këto kushte e ardhmja e tij shkon gjithmonë e më larg Milanit.

Po flasim për Zlatan Ibrahimoviçin, i cili sipas “Il Giornale” nuk do të jetë një lojtar kuqezi në sezonin e ri. Shkaku, më tepër se sa pretendimet e tij ekonomike, është deklarata që ka bërë në lidhje me klubin.

Duke shprehur mosbesim në projektet dhe mundësitë ekonomike të Milanit, suedezi thuhet të ketë acaruar pronarët e fondit “Elliott”.

Hijet e dyshimeve të hedhura nga 38-vjeçari kanë ndikuar në opinionin e amerikanëve për të,  duke ulur kështu ndjeshëm shanset për një vijim të karrierës te kuqezinjtë.

Related posts

XHAKA PËLQEHET NGA GALATASARAY/ Presidenti i Leverkusen i prerë

F.autor

MANCHESTER CITY-LIVERPOOL/ Lëvizje “MAGJIKE” nga Gabriel Jesus dhe rihap sfidën ndaj “Të Kuqve” (VIDEO)

Delo.autor

EPIK NË NDESHJEN E FUNDIT ME BAYERN/ Ribery feston njësoj si “Pleshti” e CR7 (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment