Futboll La Liga Sport

FITUAN TITULLIN E 34 TË SPANJËS/ Nga Ramos te stadiumi dhe merkatoja, ja projekti i ri i Real Madridit

Reali i Madridit fitoi, por nuk do të ndalet me kaq. Kjo është filozofia e kësaj skuadre. Në mendjen e presidentit Florentino Perez dhe të personave që punojnë për madrilenët është projekti i së ardhmes. Bazat janë të shëndosha dhe mbi to do të rindërtohet një tjetër skuadër për të triumfuar në Spanjë dhe në Europë.

RINOVIMI I RAMOSIT– Një nga temat e nxehta në tavolinë është e ardhmja e Serxho Ramosit. Kapitenit të Realit i skadon kontrata në vitin 2021 dhe në muajt e ardhshëm do të diskutohet për rinovimin. Kapiteni e shprehu dëshirën për t’i dhënë lamtumirën futbollit në këtë skuadër dhe ia kaloi topin presidentit Perez për rinovimin e kontratës. Por edhe ky i fundit u tregua i gatshëm për të gjetur menjëherë gjuhën e përbashkët dhe për ta kënaqur kapitenin e tij. Duket se kjo çështje do të mbyllet shumë shpejt.

MERKATO PA BUJË– Kjo merkato nuk do të ketë transferime të mëdha, sepse skuadrat po kalojnë moment të vështirë ekonomik. Tani për tani nuk është momenti për shpenzime luksi. Vetë Perez e pranoi këtë gjë. “Situata është shumë e vështirë. Nuk mund t’iu kërkojmë lojtarëve që të ulin pagat dhe pastaj të bëjmë shpenzime të shumta”, tha presidenti. Transferime si ai i Mbapesë duhet të presin në vitet e ardhshme. Reali do t’i rikthehet merkatos së fuqishme kur të mundet.

galzidane_HE25836Thumb

BLINDOHET ZIDAN– Kapiteni i anijes “Madrid” do të vazhdojë të jetë Zinedin Zidan. Perez është i mahnitur me mënyrën se si punon Zinedin Zidan dhe statistikat janë në favor të francezit: 1 trofe çdo 19 ndeshje. Çfarë mund të thuash më shumë për të. Është një bekim i rënë nga qielli.

STADIUMI I RI- Maja e projektit të ri të Realit të Madridit është stadiumi “Santiago Bernabeu”. Ai po avancon me shpejtësi dhe do të bëhet gati për sezonin 2022. Po punohet për rindërtimin e tij gjatë kësaj kohe që nuk do të ketë tifozë të pranishëm në stadium. Nga aty do të rinisë gjithçka.

Related posts

“TË JAPIM MANAJN PËR LAUTARON”/ futbollisti i Kombëtares përfundon në shkrimin e medias spanjolle: Është sulmuesi më i mirë në Europë

Delo.autor

SATUJA E IBRAHIMOVIC BËHET ÇËSHTJE NË MALMO/ Këshilli bashkiak i qytetit gati të ngrejë një monument të ri

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ “Zikaltërit” dhe Juventus ofrojnë 100 milionë euro për yllin e Realit…

Delo.autor

Leave a Comment