Futboll Premier League Sport

E KONFIRMON TRAJNERI GUARDIOLA/ Ylli i Manchester Cityt mungon ndaj “Los Blancos”

Kun Agüero është jashtë fushave prej një muaji e 7 ditë, që kur u lëndua kundër Burnley, në ndeshjen e dytë, pas rifillimit të Premier League, e cila u ndal nga koronavirusi. Sulmuesi argjentinas iu nënshtrua një operacioni në gjurin e majtë në Barcelonë, ​​si çdo lojtar tjetër i Manchester City, që pëson një dëmtim të rëndë. Kun besoi tek rikuperimi i tij, me objektivin e vendosur për rikthim ndaj Real Madridit. Një objektiv që, sipas fjalëve të Pep Guardiolës, është i paarritshëm: “Jo, unë mendoj se nuk do të jetë e mundur”.

Nëse asgjë nuk ndryshon në rikuperimin e tij, Agüero nuk do të jetë në dispozicion të “qytetarëve” për ndeshjen e kthimit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Pavarësisht se i ka humbur ndeshjet e fundit, Agüero i ka tejkaluar njëzet golat, përsëri, këtë sezon (ka 23 gola gjithsej, 16 në Premier League). Ky është viti i pestë radhazi, që e bën këtë (26 gola në 2014-15, 24 gola në 2015-16, 20 gola në 2016-2017, 21 ola në 2017-18 dhe 20 gola në 2018-19).

Bomberi argjentinas mbetet pikë referimi në sulmin e Guardiolës, megjithëse këtë vit ka mbetur prapa Sterling, me 30 gola, i cili ka përfunduar sezonin e tij më të mirë që prej ardhjes nga Liverpool. Tjetri në listen e shënuesve më të mirë është Gabriel Jesús, i cili ka 22 gola. Katër prej tyre pas dëmtimit të Agüero.

Related posts

ZBULON MAKTHIN ME “JASHTËTOKËSORIN”/ Portieri Oblak: Shikon gjithçka, po lëvize të ndëshkon

Delo.autor

Chelsea interesohet për mbrojtësin e Romës

Sadik.Autor

ÇUDIA E MERKATOS/ Sporting dhe tre “të arratisurit” me vlerë 200 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment