Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES SË PARË NË SUPERIORE NDAJ VLLAZNISË/ Trajneri Ndreu: Mënyra se si e pësuam humbjen më bën të…

Trajneri i Kastiotit, Ramazan Ndreu, foli pas humbjes së parë në kampionat ndaj Vllaznisë me rezultatin 0-3. Në prononcimin për “Gol pas Gol”, tekniku krutan u shpreh:

HUMBJA- Mënyra se si e pësuam humbjen më bën të ndihem pak keq. Humbja e parë është e hidhur. Nuk ja vlen që të analizosh. Morëm kolpo psikologjike që në minutën e parë, gjithçka u bë shumë e vështirë. S’kemi car themi, futbolli kështu e ka.

AGRESIVITETI- Kur është terreni i vështirë ka përplasje më shumë. Janë disa skuadra që edhe ndërhyrjet më të lehta i bëjnë dramë. E kam parë ndeshjen me kujdes, loja ishte krejt normale. Edhe futbollistëve iu thashë, kujdes se është terren i vështirë dhe do të ketë përplasje. Jam kurioz që ta shoh ndeshjen edhe njëherë. Në momentin që loja ishte 3-0 mund të ketë ndonjë tejkalim të veçantë.

KASTRIOTI I BRISHTË- Ne nuk jemi një skuadër me stabilitet, kësaj i druhesha. Vinim pas rezultateve pozitive në vazhdimësi, vjen momentin kolpon e  merr shumë të fortë. Gjithçka u bë shumë e vështirë. Ishte një kolpo shumë e fortë. Vllaznia nuk ishte kundërshtari më i fortë që kemi hasur. Ne ja dhuruam fitoren Vllaznisë. Një pjesë e lojtarëve nuk u ambientuam me terrenin. Në të ardhme duhet të tregojmë që nuk jemi skuadër që me 1 humbje dorëzohemi”, u shpreh Ndreu.

Related posts

Van Gaal: Doja që këtë lojtar ta transferoja te Manchester United

Sadik.Autor

RRËFEN DIÇKA TË PAZAKONTË/ Klopp tregon stadiumin që urren: Atmosfera atje është absolutisht e “çmendur”…

Delo.autor

SALAH: NDJESI E KËNDSHME TË SHËNOSH 50 GOLA/ Luftojmë për të marrë vendin…

Isa.Autor

Leave a Comment