Futboll Sport

E PABESUESHME/ “Strategu” Lucescu tradhëton Shakhtarin e tij dhe firmos për rivalët e urryer!

Dynamo Kiev bën një ndryshim total për sezonin e ri futbollistik dhe një bombë që në Ukrainë godet sidomos tifozët e Shakhtar Donetsk.

Pas lajmërimit për divorcin me stafin teknik të sezonit të shkuar (“Dynamo do të përgatisë një staf të ri stërvitor për sezonin e ri. Klubi i futbollit shpreh mirënjohjen e tij të sinqertë për trajnerin kryesor Oleksiy Mykhailychenko dhe ndihmësit e tij Vadym Yevtushenko, Serhiy Fedorov dhe Mykhailo Mykhaylov”) ka ardhur zyrtarizimi i trajnerit të ri.

Mircea Lucescu (74 vjeç) merr përsipër Dinamo Kiev, rivalin e tij kryesor në periudhën 2004-2016, rumuni stërviste dhe fitonte me Shakhtar.

Lucescu: "Ancelotti deve provare a vincere lo Scudetto ...

Mircea Lucescu nënshkroi me Dinamo Kiev për 2 vjet, me mundësinë e shtrirjes edhe për një tjetër vit. “Më ka marrë malli për Ukrainën. Dua të kthehem këtu, të kem rezultate të mira përsëri. Jam shumë i lumtur që erdha në një klub tradicional me lojtarë të talentuar. Mendoj se ata këtu do të jenë të kënaqur me punën time dhe do të kem rezultate. Faleminderit presidentit dhe tifozëve për besimin”, u shpreh trajneri.

Igor Surkis and Mircea Lucescu PHOTO: fcdynamo.kiev.ua

“Ju paraqes Mircea Lucescu, një nga trajnerët më të mirë. Jam i sigurt se me ardhjen e tij, do të ndodhë një ringjallje e traditës së Dinamo Kiev. Do të fitojmë trofe dhe Mircea do të jetë shumë i suksesshëm. Do ta ndihmoj për gjithçka që i nevojitet”, ishin fjalët e para të presidentit të Dinamo Kiev, Igor Surkis.

⚡️ Мірча Луческу – головний тренер ФК «Динамо» КиївНовим головним тренером футбольного клубу «Динамо» призначений відомий румунський фахівець Мірча Луческу!

Gepostet von FC Dynamo Kyiv am Donnerstag, 23. Juli 2020

Related posts

SHERR MASIV NË NBA/ Shikoni si grushtohen NË FYTYRË basketbollistët e njohur (VIDEO)

Isa.Autor

SHËNOI NË DEBUTIM ME LECCEN/ Mbrojtësi i Kombëtares dëmtohet ndaj ish-skuadrës ku spikati

Delo.autor

ANALIZA/ Njihuni me 5 DËSHTIMET MILIONERE të muajit gusht në ANGLI

Isa.Autor

Leave a Comment