Futboll La Liga Sport

“ËSHTË NJË RREZIK I MADH”/ Ish-lojtari i Barcelonës: Napoli mund t’i eliminojë katalanasit nga Champions

Ish-futbollisti i Barcelonës, Rivaldo pretendon se Napoli është një rrezik mjaft i madh për katalanasit në Ligën e Kampionëve. Napoli dhe Barcelona u ndanë në barazim 1-1 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, dhe tani do luajnë në “Camp Nou” sfidën e kthimit.

rivaldo

Barcelona humbi La Ligën dhe kanë zhvilluar paraqitje të dobëta që pas rikthimit prej pandemisë. Ish-lojtari i Barcelonës tregon se Napoli mund ta eliminojë ish-ekipin e tij nga Liga e Kampionëve. Në një prononcim për “Tuttomercatoweb” Rivaldo u shpreh: “Është një rrezik i madh. Napoli mund ta eliminojë Barcelonën. Si një ish-lojtar i Barcelonës dhe si një tifoz jam shumë i shqetësuar për këtë ndeshje. Barcelona rrezikon seriozisht të eliminohet nga Napoli”, përfundoi Rivaldo.

Ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Napolit në Ligën e Kampionëve do luhet me 8 gusht në “Camp Nou”.

Related posts

FUTBOLLI SOLIDAR/ Bylisi dhe Eros Grezda zbulojnë shumat e dhuruara për të dëmtuarit

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Ja 10 arsyet se pse SHQIPËRIA mund të marrë pikë sonte ndaj SKOCISË

Isa.Autor

Igli TARE bëhet me “dhimbje koke”, DËMTOHET “ylli” i Lazios, do mungojë…

Isa.Autor

Leave a Comment