Futboll La Liga Sport

“FIAT” BLEU RONALDON/ Po “Pirelli” a do investojë për ëndrrën Messi tek Interi?

Leo Messi është tema e ditës në merkaton europiane. Sulmuesi pritet të largohet nga Barcelona, i lodhur me premtimet boshe të drejtuesve katalanas për transferimin e yjeve të kalibrit të lartë.

Skuadra nuk po funksionon dhe Real Madrid është shumë pranë fitimit të titullit kampion. Shumë skenare janë përmendur së fundmi për të ardhmen e “Pleshtit”, si për shembull transferimi i tij i mundshëm te Manchester City. Klubi anglez ka resurse të shumta për të përballuar kostot e jashtëzakonshme të blerjes së gjeniut argjentinas.

Një klub tjetër që gjithmonë ka shfaqur interes për të është Interi. Sponsori i fanellave të zikaltërve, Pirelli, mendohet se mund të bëjë një sforco për të investuar në transferimin e Messit. Fiat, kompania që sponsorizon Juventusin, kontribuoi për blerjen e yllit Cristiano Ronaldo për 100 mln euro nga Real Madrid para dy vitesh.

Pirelli, megjithatë, nuk duket entuziast. CEO i kompanisë, Marco Tronchetti Provera, i pyetur për këtë, ka thënë se kriza prej koronavirusit nuk krijon kushtet e duhura.

“Sinqerisht, në një kohë si kjo, nuk investojmë dot më shumë në sporte. Ne mbështesim Formula 1, Kupën e Amerikës dhe Interin. Duhet t’i kërkojmë Steven Zhang të bëjë një përpjekje vetë. Mund të ndihmojmë, por jo edhe aq shumë”, ka deklaruar ai.

Related posts

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Pritet të dhurojë spektakël, të dy ekipet kërkojnë fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Conte largohet nga Chelsea për t’i lënë vendin një tjetër italiani

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Teuta rinonvon kontratën me ish-lojtarin e Kombëtares…

Delo.autor

Leave a Comment