Futboll Sport

Ylli i padukshëm i heronjve të Francës, Grizman ishte “njeriu” i Botërorit tek ekipi i Deshamp

2018 është viti i Antuan Grizman. 7-a franceze shpërtheu përfundimisht dhe bindi të gjithë ata që ndoshta kishin ndonjë dyshim ndaj tij. Tashmë, ai është kandidat për disa çmime individuale, për të cilat gjithmonë ka shprehur një lloj indiference, pasi fundja një kampion si ai kërkon vetëm sukseset ekipore.

PROFILI – Kupa e Botës e bëri të qartë: Grizman është një futbollist i pjekur, nga ata që e kuptojnë lojën nga A te Zh-ja. Futbolli i tij nuk ka dritat verbuese të Mbapesë, por është e plotë. Ai është mbrojtësi i parë i skuadrës së tij, por nuk mjaftohet me kaq. Lëvizje të zgjuara, pasime dhe gola vendimtarë janë në repertorin e një lojtari që heq dorë nga klasi i tij për të vrapuar në zonën e tij e për t’i vjedhur topin Mesit, siç ndodhi në ndeshjen kundër Argjentinës. Antuan pa Atletikon e tij në janar të blinte një sulmues. Heroi i heshtur i Çolo Simeones pranoi rolin e gregarit në shërbim të Diego Kostës, por paraqitjet e tij vijuan një rritje, e cila kapi maksimumin pikërisht dy ditë më parë. 19 gola në kampionatin spanjoll dhe një dopietë në finalen e Ligës së Kampioneve, i “dhuruan” Didie Deshampit dhe Francës një lojtar në formë maksimale.

ECURIA – Gol në debutim botëror ndaj Australisë e më pas një “krizë” karakterizuar nga kritikat. Komentet kundër tij ndoshta vinin për shkak se mediat transapline e dinin më mirë se kushdo potencialin e Grizusë. Vendimi për të qëndruar tek Atletiko ishte një akt besnikërie, si ajo e shfaqur ndaj Uruguait të miqve Gimenez dhe Godin, kur nuk festoi golin e tij me gjithë rëndësinë që kishte. Teksa Mbape mbush sytë e spektatorit, Grizman çdo moment përpiqej të bënte atë që i nevojitej skuadrës.

Një ndeshje e mrekullueshme kundër Argjentinës ishte momenti i kthesës, teksa gjysmëfinalja ndaj Belgjikës ishte një tjetër provë force për finalen e madhe ku u shpall edhe “Njeriu i Ndeshjes”. Me golin në finale u bë i treti futbollist në histori, pas Gerd Mylerit dhe Horge Valdanos, që shënon në një finale kupe europiane dhe në atë botërore në një sezon. Stof kampioni dhe sakrificë për skuadrën, është ky steriotipi i kampionit i prezantuar nga Grizman në vitin e Grizman.

Related posts

“JETË TË GJATË MBRETIT”/ Quaresma zyrtarizon aventurën e re tek klubi…

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Ronaldo “infekton” shokët e skuadrës ende pa debutuar, Lingard feston me “SIU” (VIDEO)

Delo.autor

SHTOHEN PROBLEMET PËR KATALANASIT/ Lëndohet qendërmbrojtësi në Ligën e Kombeve

Isa.Autor

Leave a Comment