Bundesliga Futboll Sport

FINALJA E KUPËS SË GJERMANISË/ Tifozët i dhurojnë pritjen fantastike Bayern Leverkusen (VIDEO)

Bajern Leverkusen luan nesër finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Bajern Mynihut. Klubi i “Aspirinave” e mbylli kampionatin në vendin e pestë vetëm dy pikë larg vendit të katërt që të çon në Ligën e Kampionëve.

tifozeria e zjarrte e leverkusenit

Nga ana tjetër Bajern Mynih e mbylli në vendin e parë duke fituar për të 8 herë rradhazi Bundesligën. Leverkusen kërkon ta mbyllë këtë sezon me një trofe të fituar, por do ta ketë mjaft të vështirë ndaj bavarezëve që kërkojnë të fitojnë tripletën pasi janë në garë edhe për Ligën e Kampionëve.

Përpara finales një pritje mjaft e zjarrtë i është dhuruar Bajern Leverkusenit nga tifozët e saj. Me flakadanë dhe flamuj të ekipit të tyre të zemrës ato kanë përcjellë Leverkusenin me shpresën që do kthehen mbrapsht me kupën e fituar.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Spektakël holandez, Klaassen ndëshkon Turqinë pas 54 sekondash lojë (VIDEO)

Delo.autor

Nuk bindi/ Milani mendon ta huazojë sulmuesin që e bleu për një shifër rekord

Sadik.Autor

INTERI NË FESTË/ Vrsaljko kërkon kalimin me çdo kusht tek zikaltrit

Isa.Autor

Leave a Comment