Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PAS HUMBJES NDAJ POLONISË/ Berisha: Ekipi dha gjithçka nga vetja, lodhja na bëri të gabonim dhe…

Portieri Etrit Berisha ka shpjeguar se lodhja kishte qenë ajo që kishte sjellë humbjen e sotme ndaj Polonisë.

Gardiani i kuqezinjve ka shpjeguar për RTSH se si erdhi ai gol i cili vendosi sfidën.

“Rezultati mund të ishte ndryshe, jemi krenarë për këtë rrugëtim që kemi bërë, ekipi dha gjithçka nga vetja. Më vjen keq që nuk mundëm të gëzonin tifozët që sot ishin fantastikë.

Ishte një moment ku nuk arrinim të sulmonim, ndoshta edhe për shkak të ekipit polak që ishte fizikisht më i fortë. Lodhja na bëri të gabonim dhe ne u munduam të luanim. Unë u mundova të rinisim lojën shpejt se po humbnim shumë topa të gjatë, aty gabuam dhe aty erdhi krosimi dhe goli që pësuam.

Mendoj që me siguri Polonia ka cilësi më shumë se Hungaria dhe me siguri rezultatin që donim patjetër fitoren. Djemtë ishin pak nervozë dhe në fillim nuk qarkulluam topin. Pastaj prapë bëmë gabime, por mendoj se kishim kundërshtar të fortë fizikisht, jashtëzakonisht i fortë dhe këtu kishim mangësi. Mendoj se bëmë ndeshje të bukur, krijuam rastet tona, mund të fitonim por nuk ia dolëm:, tha Berisha.

Related posts

KLUBET KËRKUAN SHTYRJEN PËR SHKAK TË COVID-19/ Superkupa e Italisë nuk ndryshon, Inter-Juventus përballen më 12 janar

Delo.autor

​E ARDHMJA E YLLIT TË ARSENALIT/ Emery zbulon përse e la atë përsëri jashtë skuadrës

Isa.Autor

Torino arrin marveshjen me qëndërmbrojtësin e Santos

Sadik.Autor

Leave a Comment