Futboll Seria A Sport

FITORE E MADHE/ Udinese shtyn festën e Juventus, De Ligt nga ëngjëll në djall

Udinese ka marrë një fitore të madhe kundër Juventusit me rezultatin 2-1 në shtëpi. Fitore që vjen pas një dekade dhe i siguron qëndrimin në Serie A ekipit vendas. Takimi nisi mirë për Juven që me një fitore siguronte titullin kampion.

De Ligt shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 44′. Mbrojtësi goditi nga distanca një gjuajtje të fortë dhe mposhti portierin kundërshtar për 0-1. “Zonja e vjetër” e mbylli pjesën e parë në avantazh, por kthesa e madhe nis në pjesën e dytë.

Udinese e nis menjëherë në sulm dhe barazon me Nesterovskin në minutën e 52′.Ai mori një krosim mjaft të bukur dhe me një planzhon shënoi për 1-1. Kur mendohej se gjithçka do të mbyllej në barazim ishin vendasit me anë të Fofana që shënojnë golin e 2-1. Sulmuesi i vendasve mori mbarë mbrojtjen e Juventusit dhe dribloi De Ligt për të çuar topin në rrjetë për 2-1.

Related posts

APELIMI NË GJYKATËN E BRUKSELIT/ KAS shuan shpresat e Skënderbeut (FOTO)

Isa.Autor

E pranon gjyqtari Ovrebo: Bëra shumë gabime në ndeshjen Chelsea – Barcelona

Q.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Partizani mposht me “POKER” Kukësin në “Air Albania”

Delo.autor

Leave a Comment