MMA Sport Të tjera

FRIKA NGA KORONAVIRUSI/ UFC izolon “fight island” para eventit, masa të rrepta sigurie

UFC-ja mori një goditje të fortë pak ditë më parë, kur Gilberto Burns doli pozitiv me Covid-19 dhe u detyrua të mos duelonte ndaj Kamaru Usman, në duelin e vlefshëm për titullin kampion bote në peshën “welter”. Vendin e tij e zuri Jorge Masvidal, por frika se mos koronavirus shfaqet sërish në “fight island” (ishullin e luftimeve) është e madhe.

Ky rast me koronavirus ka vënë në pikëpyetje të madhe eventin UFC-251 që do të zhvillohet në Abu Dhabi, pasi tregon se sportistët nuk kanë qenë të izoluar dhe mund të jenë bartës të virusit. Kjo ka bërë që masat e sigurisë në “fight island” të rriten ndjeshëm ditët e fundit dhe sportistët që vijnë aty jo vetëm testohen por edhe qëndrojnë të izoluar e larg nga njëri-tjetri.

Sipas UFC-së, masat e sigurisë janë në maksimum dhe në këtë ishull mund të vish vetëm përmes ajrit apo detit dhe të gjithë kontrollohen e testohen. Pothuajse të gjithë sportistët kryesorë kanë gjetur mjete transporti private për të mbërritur në kohë në ishull. Ndërkohë që, të gjithë stërviten të veçuar edhe pse ndodhen në një ishull me hapësirën 10km katrorë.

Related posts

CONTE MERR LAJMIN E MIRË/ Shërohet nga COVID-19 dhe rikthehet në stërvitje lojtari i Inter…

Delo.autor

“HEQJA E SHIRITIT,SIKUR TI KISHIN PRERË KËMBËT ICARDI”/ Wanda Nara në lot (FOTO)

Delo.autor

CR7 SHET MEND PËR LUKSIN/ Lineker i tregon vendin: Nuk është dita e duhur (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment