Futboll Shqipëri Sport

FSHIU IZRAELIN NGA HARTA/ Plasin polemikat, Mavraj: Përfundim primitiv për kohën tonë

Telashet janë fushës së futbollit, nuk i janë ndarë mbrojtësit të Kombëtares, Mërgim Mavraj. Së fundmi, ai akuzohet pasi ka fshirë nga harta Izraelin në një postim në “Instagram”.

mavraj1

Ish-kapiteni që aktualisht është pjesë e Greuther Furth ka publikuar një fotografi me hashtagun për Palestinën e lirë. Në skicën e shteteve të Izraelit dhe Palestinës, Izraeli nuk është llogaritur si shtet.

Ky postim i Mavrajt është cilësuar nga Daniela Einshtajn, drejtoresha e Muzeut Hebraik në Franken, si qëndrimm anti-Semit. “Kjo sjellje është e papranueshme, mesazhi i Mavrajt kundërshton të drejtën e Izraelit për të ekzistuar”, theksoi ajo.

mavraj

Ndërkohë që klubi gjerman, ku aktivizohet Mavraj ka bërë një deklaratë ku u distancua nga ky veprim që bëri jehonë.  “Si një klub, ne jemi pro tolerancës, diversitetit dhe barazisë dhe jemi kundër diskriminimit, racizmit dhe përjashtimit, të cilën ne e shprehim rreth fushatave tona vazhdimisht. Ndaj distancohemi nga publikime të tilla”, shkruante klubi në reagimin e tij.

Megjithatë mbi këtë çështje që ka plasur së fundmi ka reaguar edhe Mavraj shkurtimisht teksa është shprehur: “Nuk e mohova ekzistencën e Izraelit. Përfundime të tilla që unë jam një anti- Semit janë primiteve në kohët e sotme”, ka thënë Mavraj.

mAVRAJ66

Ndërkohë, gjatë pasdites sot Mavraj ka postuar disa video në Instagram ku shpjegonte se nuk kishte qëndrime anti-Semite, por thjesht kërkonte që edhe Palestina të kishtë të njëjtat të drejta. “Demokracia është për të dy palët”, shkruante Mavraj.

Related posts

Atletico Madrid nis kontaktet me Milanin për sulmuesin që dështoi këtë sezon

Isa.Autor

ËSHTË VETËM NJË TITULL LARG REKORDIT/ “Jashtëtokësori”, ka një renditje ku ai mburret me vendin e dytë…

Delo.autor

De Biasi kërkon një skuadër për të rifilluar…

Sadik.Autor

Leave a Comment