Futboll Seria A Sport

“GJITHÇKA ËSHTË NË DUART E…”/ E ardhmja e Nainggolan në udhëkryq, Interi i pavendosur për mesfushorin

Presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini, shpreson të flasë me Interin në shtator për Radja Nainggolan. Numri një i klubit dëshiron që të mbajë futbollistin sërish në klubin e tij, pavarësisht se e di se diçka e tillë është goxha e vështirë.

“E para e punës, duhet që lojtari të dëshirojë të qëndrojë. Ne nuk kemi folur ende me të. Gjithçka është në duart e Interit. Ne duhet që ta rikthejmë atë në Appiano Gentile, nëse trajneri Conte dëshiron ta mbajë, ai do të qëndrojë tek Interi.

“Për ndryshe, ashtu si vitin tjetër, ne do të flasim sërish. Ashtu siç ndodhi në shtator“, – tha ai. Dëshira e madhe e Cagliarit është që mbajnë “Ninxhan”, pavarësisht se e dinë se një lojtar si belgu ka kërkesa.

Related posts

Lisandro Lopez kryen me sukses testet mjekësore te Interi

Q.Autor

LIVE/ Real-Barcelona: Ekipi i Solarit nuk përmbahet, Vinicius-Benzema humbin rastin e artë

Delo.autor

SITUATË QESHARAKE/ Injorimi i mediave moldave, dështon konferenca e trajnerëve para ndeshjes Sherif-Teuta

Delo.autor

Leave a Comment