Futboll Seria A Sport

“HAPENI DERËN, KARABINIERËT”/ Lojtarit të Romës i sekuestrojnë shtëpinë

“Hapeni derën, karabinierët”! Ky ishte zgjimi i mbrojtësit të Romës Bruno Perez në orën 4 të mëngjesit. Policia erdhi për të sekuestruar pronën ku po qëndronte futbollisti.

Sekuestrimi i banesës ishte në kuadër të një operacioni që çoi në arrestimin e 28 personave, pjesë e një organizate kriminale. Bruno Perez nuk kishte lidhje me këtë ngjarje, por ai e kishte marrë me qera banesën ku po qëndronte. Karabinierët i kanë vënë kryqin banesës dhe tashmë futbollisti i Romës duhet të gjejë një strehë tjetër. Mbrojtësi në fillim nuk e ka besuar se ishin me të vërtet karabinierët dhe ka lajmëruar policinë në telefon.

Pasi u sigurua që ishin karabinierët i lejoi të futeshin brenda. Në pronën e sekuestruar ka qëndruar më parë edhe Manolas kur ka luajtur për Romën.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Torino-Milan. Rezultati 0-7

Delo.autor

PRAPASKENAT TE GJERMANIA/ Ja lojtarët që refuzuan të gjuanin penalltitë

F.autor

NUK NDALET BOKSIERI FLORIAN MARKU/ Shkakton “TËRMET” në mes të Londrës, “SHKATËRRON” kundërshtarin e tij Çek (NDESHJA E PLOTË)

Delo.autor

Leave a Comment