Futboll Kategoria Superiore Sport

HEROI I TIRANËS NË DERBIN E KRYQYTETIT/ Muçi: Pyeta stolin edhe sa minuta kishte, po lusja Zotin që…

Ernest Muçi, ose djali i derbit. Sulmuesi i bardhebluve, i cili për një kohë të gjatë ka qëndruar në stol, ia ka dalë t’i dhurojë një pikë të madhe, ndoshta që do të thotë titull për Tiranën. Në një intervistë të shkurtër për “Panorama Sport”, sulmuesi tregon se çfarë ndodhi në ato pak minuta dhe se si shënoi golin në minutën e 92- të.

Jeni kthyer në djalin e derbit. Një tjetër gol të madh?

Derbi është një motivim më shumë, sepse sa herë që futem në derbi mundohem të jap më të mirën. Mundohem që të jem 200 për qind. Është një forcë që vjen me derbin. Thjesht më erdhi rasti dhe e shfrytëzova.

Si ishte të luaje e të shënoje pa tifozë?

Edhe pa tifozë nuk është se mungon motivimi, por me tifozë do të ishte diçka ndryshe. E rëndësishme është që morëm një pikë shumë të rëndësishme.

Çfarë i the vetes kur ju tha Egboja futuni në fushë?

Kur më tha vishu, po pyesja stolin sa minuta ka. Realisht, po lusja Zotin që të më vinte një rast për gol. Më erdhi rasti dhe shënova golin.muci

Je lojtari që e ke çuar Tiranën drejt titullit, edhe pse shokët kanë bërë jo pak punë?

Të gjithë ne kemi bërë gjëra të mëdha. Secili ka dhënë kontributin e tij në fushë. Kemi ndihmuar ekipin që të marrë sa më shumë pikë. Të mos harrojmë: janë edhe tri ndeshje. Janë pikë shumë të rëndësishme për sezonin, do të japim 100 përqindëshin tonë për t’i fituar këto ndeshje.

Një titull për 100-vjetorin?

Diçka e madhe si për ne, klubin dhe tifozët tanë.

Related posts

NË PRAG TË FINALES CHAMPIONS/ “Blindohet” Madridi, ja sa agjentë sigurie në terren

Delo.autor

NEYMAR I DËMTUAR/ Ja nga ku e sheh stërvitjen e Brazilit (FOTO)

Delo.autor

“DEJA VU” NË CHAMPIONS LEAGUE/ Napoli-PSG, Atletico mposht Dortmund dhe eliminon Monaco (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment