Futboll Premier League Sport

JO MË “BIG 6″/ Anglinë e dominojnë… të vegjlit, Manchester United turpërohet në “Old Trafford” (RENDITJA)

Sezoni i ri i Premier Ligës ka sjellë disa rezultate shokuese bashkë me surprizën e zbehjes së dominimit të klubeve gjigante. Të ashtuquajturat “Big 6” kanë bërë një nisje jobindëse të sezonit 2020-’21, me Lestërin që kryeson klasifikimin, Totenhemin që e ndjek dhe Sitin, Arsenalin dhe Junajtidin që lëngojnë në mesin e klasifikimit pas 8 javëve të para.

Ndërkohë, që Liverpuli dhe Çelsi janë në grupin e kreut, por me një paqëndrueshmëri rezultatesh. Për të kuptuar më mirë sesi ka rrëshqitur pushteti i skuadrave tradicionale këtë fillimsezoni, mjaftojnë të përplasim rezultatet deri në të njëjtën pikë të sezonit të një viti më parë. Dhe skuadra me marzhin më të madh të përmirësimit është Aston Vila. Skuadra e Birmingemit ka 11 pikë më shumë pas 8 javëve krahasuar me rezultatet e sezonit 2019-20. Edhe Uest Hemi i Dejvid Mojesit ka një përmirësim të rezultatit me 8 pikë më shumë.

Lestëri dhe Totenhemi kanë grumbulluar 6 pikë më tepër, Çelsi dhe Kristal Palasi +4, Arsenali +2, ndërsa Junajtid, Liverpuli dhe Siti kanë bërë më keq këtë sezon. Megjithatë, skuadra me diferencën më të madhe negative, është pa dyshim Shefilld Junajtid. Ekipi i Kris Uajlderit që sezonin e shkuar luftonte për vendet europiane, këtë edicion renditet në vend të fundit me vetëm 1 pikë.

KRIZA E JUNAJTID – Skuadra e Solskjaerit nuk ka fituar ende këtë sezon të Premier Ligës në shtëpi, duke pasur rekordin e dytë më negativ të kampionatit. “Old Trafford” që dikur ishte ferri i kundërshtarëve, është bërë tempulli ku të gjithë rivalët synojnë të marrin pikë.

Dhe deri tani në “Teatrin e Ëndrrave”, kundërshtarët kanë marrë maksimumin e pikëve në 3 ndeshje, ndërsa 1 ka përfunduar në barazim. Më keq se 20 herë kampionët e Anglisë në këto ndeshje të deritanishme në shtëpi ka bërë Bërnlej i Shon Dajçit, i cili i ka humbur të tria. Skuadra më e fortë në shtëpi është Liverpuli, që ka marrë pikët e plota (12) në katër javët e para në “Anfield”. Në vend të dytë renditet Sauthemptoni me 3 fitore dhe 1 humbje.

Related posts

Do të luajë Mohamed Salah në Botëror? Mjeku i tij jep përgjigjen përfundimtare

Sadik.Autor

“MENDJA, VETËM NË FUSHË DHE JO JASHTË SAJ”/ Broja: Bëra hap të madh, tani po shijoj momentin

Delo.autor

PRAPASKENAT E TRANSFERIMIT TË RONALDOS/ Portugezi ishte shumë pranë kalimit te klubi i…

F.autor

Leave a Comment