Futboll Seria A Sport

HUMBJA E TRETË RADHAZI/ 9 pikë të humbura brenda një jave, Lazio rrezikon dhe vendin e dytë

Lacio ka humbur komplet kontrollin teksa nuk arrin të fitojë në 3 ndeshje radhazi. Si për të rënduar akoma më keq problemet në kampin bardhekaltër, skuadra e Simone Inzagit pëson humbjen e gjashë në këtë sezon dhe të tretën radhazi brenda vetëm një jave.
EcqUWskXgAMUiPQ
Kryeqytetasit u mposhtën me rezultatin 1-2 nga Sasuolo, e cila tregoi kurajo dhe vendosmëri ndaj Lacios duke arritur ta përmbysë sfidën në kohën shtesë.

Ndeshja nisi mjaft mirë për bardhekaltrit, ku Luiz Albrto zhbllokoi sfidën në minutën e 33-ë. 45 minutat e dyta rezultuan një makth i vërtetë, ku Lacio nuk mundi ta merrte as barazimin ndaj Sasuolos, që mori maksimumin në këtë takim.

Pasi titulli kampion po largohet akoma më tepër, Lacio rrezikon seriozisht dhe vendin e dytë, pasi distance me Atalantën është vetëm 2 pikë.

Related posts

TË GJITHË SYTË NGA SERIE A/ Ja tre klubet gjigante që pritet të zyrtarizojnë trajnerët e rinj

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Pistë e “nxehtë”, Juventusi në sulm total për yllin e Romës

Delo.autor

DEBUTIMI ME JUVENTUS NË SERIE A/ Pirlo: Më doli parashikimi, por pres tifozët…

Delo.autor

Leave a Comment