Futboll Seria A Sport

HUMBJA ME PËRMBYSJE NDAJ BOLOGNAS/ De Vrij: Bëjmë mirë ta harrojmë

“Na munguan shumë gjëra në fushë ndaj Bolonjës. Shkuam në avantazh, por akoma më keq nuk ditëm që të përfitojmë edhe nga superioriteti numerik, pasi rivalët tanë mbetën me 10 vetë. Dhe akoma më keq, jo vetëm që nuk fituam, por nuk çuam në shtëpi asnjë pikë. Jemi të gjithë shumë të zhgënjyer”.

Kanë qenë këto fjalët e forta të Stefan De Vraj, qendërmbrojtësit të Interit, i cili përballë mikrofonave të grupit pranon se diçka dje nuk funksionoi. “Pas kësaj humbjeje e kuptojmë se çfarë ka ndodhur, por si profesionistë, nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të rinisim të punojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e ardhshme dhe që ta mbyllim këtë kampionat sa më mirë që të jetë e mundur.

Moduli 3-4-1- 2 ndikon? Sigurisht që duke luajtur me një fantazist puro, diçka ndryshon, por në të njëjtën kohë arrijmë që të krijojmë më shumë në fushë, sesa më parë”, tha De Vraj.

Related posts

MOMENTE TENSIONI/ Zgjedhjet e Shoqatës së Shkodrës nisin me akuza. FSHF refuzon sërish të hapë dyert për mediat (VIDEO)

Delo.autor

“BOMBA E ICARDIT”/ Wanda NARA e “gdhinë” në palestër për t’u bërë pjesë e… (FOTO)

Isa.Autor

Claudio Ranieri në radarët e Tottenham Hotspur

Sadik.Autor

Leave a Comment