Futboll Seria A Sport

I DEL NË MBROJTJE INTER/ Conte: Ka qenë një vit torturues

Interi ka rindezur shpresat për titullin kampion pasi tashmë gjenden 6 pikë pas Juventusit kryesues. Në prag të ndeshjes ndaj Romës, trajneri Konte e mori në mbrojtje skuadrën e tij.

Inter

Në një intervistë për “Inter.Tv” Antonio Konte u shpreh: “Në radhët tona ka pozitivitet dhe gjëra të mira. Por në periudhën e fundit ekipi është keqtrajtuar shumë në përgjithësi. Ne kemi vuajtur dëmtimin e rëndë të Sançezit për 5 muaj. Në mesfushë ka qenë një vit torturues me dëmtime të shumta. Sensin e kemi pasur shumë pak në dispozicion. Të mos harrojmë edhe dëmtimet e Vesinos, Barelës apo Galiardinit. Në mesfushë po integrojmë Valeron, Brozoviçin dhe Eriksenin dhe nuk është e lehtë. Ka pasur reparte që na kanë bërë të vuajmë”.

Konte foli edhe për ndeshjen e nesërme kundër Romës. “Roma është një ekip i kompletuar me staf dhe një trajner të mirë. Do jetë një ndeshje e vështirë”.

Related posts

NGA FJALËT TEK FAKTET/ Marotta konfirmon 2 blerjet e para të Interit, ja 4 objektivat për verën

Delo.autor

MILAN E NIS DERBIN ME REKORD TË ARDHURASH/ Ja sa tifozë do jenë në “San Siro”

F.autor

Sergio Busquets tregon nëse Messi do të transferohet në Premierligë

Q.Autor

Leave a Comment