Futboll La Liga Sport

I JEP FUND POLEMIKAVE/ Pritej largimi pas dështimit në kampionat, Barcelona zhgënjen tifozët

Quique Setien nuk do të largohet nga Barcelona. Trajneri sot ka marrë një lajm të mirë nga presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Barrtomeu.

Edhe pse është folur për një shkarkim të tij pas rezultateve negative pas karantinës, Bartomeu ka theksuar se synimi i Barcelonës është krejt tjetër.

“Setien nuk ka qenë kurrë në diskutim. Pavarësisht se nuk fituam titullin kampion, duhet të shohim përpara. Reali na parakaloi në tabelën e klasifikimit, por duhet theksuar se VAR-i nuk u menaxhua siç duhet në pjesën e fundit të kampionatit”, ka thënë Bartomeu.

“Setien mund të na dhurojë trofeun e Champions League. Ai ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm. Kam besim tek ai dhe stafi teknik”, ka shtuar numri 1 i klubit.

Related posts

12 MIJË TIFOZË TË PRANISHËM/ Shikoni çfarë ndodh në qendrën stërvitore të Lazios (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITET FUTBOLLI/ “PËRGJAKET” dueli Napoli-Liverpool, një TIFOZ GJENDET i….

Isa.Autor

Salah nuk ndalet shënon golin e dytë ndaj Romës

Sadik.Autor

Leave a Comment