Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE UL SIPARIN/ “Djajtë e Kuq” dhe Chelsea shkojnë në Champions, Vardy fiton “Këpucën e Artë”

Është zhvilluar pasditen e sotme java e 38-të dhe e fundit e Premier League për këtë sezon.

Manchester Uetd dhe Chelsea janë kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Champions League falë fitoreve respektive 2-0 të marra kundër Leicester dhe Wolves.

Djajtë e Kuq kanë zhbllokuar ndeshjen me një penallti të Bruno Fernandes dhe kanë vendosur një rekord për numrin më të madh të penalltive (14) të marra nga një skuadër në një sezon të Premier League.

Leicester mund të ngushëllohet me faktin se Jamie Vardy ka siguruar Këpucën e Artë me 23 golat e realizuar në këtë sezon.

Blutë e kanë siguruar fitoren falë dy golave të shpejtë të shënuar në fundin e pjesës së parë nga Mount (45+1′)dhe Giroud (45+4′).

Në moshën 33 vjeç, Olivier Giroud është bërë lojtari më i vjetër që shënon në pesë ndeshje radhazi të Premier League, duke thyer rekordin e vendosur nga Jamie Vardy (32 vjeç).

E kanë mbyllur me fitore kampionatin edhe kampionët e Liverpool-it, që kanë përmbysur 3-1 në transfertë Newcastle.

Fitore me goleadë për Manchester City-n, që ka mundur 5-0 Noich-in në shtëpi.

Raheem Sterling është bërë anglezi i parë me 20 gola të shënuar në kategorinë kryesore të futbollit anglez që nga Brian Kidd scored, i cili realizoi 21 gola në sezonin 1976-77.

Kevin de Bruyne ka dhënë asistin e tij numër 20 sot, duke barazuar rekordin e vendosur nga Thierry Henry në sezonin 2002-03.

Fiton edhe Arsenal-i, që ka mundur 3-2 Watford-in në shtëpi. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Aubameyang me dy gola dhe një asist.

jë nga golat e miqve është realizuar nga një penallti e shkaktuar nga David Luiz, i cili është bërë lojtari që ka shkaktuar numrin më të madh të penalltive në një sezon të Premier League.

Tottenham ka barazuar 1-1 kundër Crystal Palace dhe e ka mbyllur kampionatin në vendin e gjashtë.

Bournemouth dhe Watford kanë rënë nga kategoria, shpëton Aston Villa.

Related posts

PASUESI I TIAGO SILVËS/ Milan braktis Caldaran, Leonardo “peshkon” në Brazil

Sadik.Autor

NUK KA DEBUTUAR ENDE ME LAÇIN/ Mesfushori Kodra: Më solli kushëriri në Shqipëri, u trondita kur pashë…

Delo.autor

CHELSEA-EINTRACHT FRANKFURT/ Sarri me “artileri” të rëndë në këtë duel (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment