Futboll Sport

SHOKOHET FUTBOLLI EUROPIAN/ Zyrtari i lartë në prag të dorëheqjes pas zbulimit të skandalit

Presidenti i kampionatit spanjoll Havier Tebas po mendon të japë dorëheqjen pas publikimit të lajmeve se ka shkaktuar “konflikt interesi” në futbollin iberik.

“El Diario” raporton se Tebas po merr në konsideratë mundësinë për të dorëzuar postin në fjalë. E gjithë historia ka të bëjë se Tebas i ka kërkuar klubit Fuenlabradas 130 mijë pagë në këmbim të ofrimimit të “asistencës ligjore”. Por, dy vite më parë, djali i tij u bë anëtar i klubit të Fuenlabradas në shkelje të hapur me procedurën e La Ligas.

Tebas shkaktoi furtunë në mediat e huaja ku akuzoi KAS-in si “institucion të vdekur të drejtësisë së futbollit” pasi i hoqi dënimin dy-vjeçar Mançester Sitit për t’u rikthyer në kompeticionet e futbollit europian.

Ai drejton La Liga që prej vitit 2013 dhe ka shkaktuar shumë herë debate me deklaratat e tij të ashpra. Ai njihet si promotori që disa ndeshje të kampionatit spanjoll të luhen në SHBA.

Related posts

CRVENA ZVEZDA I PRISH PUNË TIRANËS/ Dy titullarët “Bardheblu” rrezikojnë Superkupën, ja emrat

Delo.autor

“JASHTËTOKËSORI” ZBULON SEKRETIN/ Messi: Ndihesha i keqtrajtuar, doja të largohesha nga Barcelona

Delo.autor

PRITET INAGURIMI TEK NAPOLI/ Stadiumi “San Paolo” është gati për sfidën…

Delo.autor

Leave a Comment