Futboll Seria A Sport

ISH-MESFUSHORI PIRLO SI GUARDIOLA/ Juventus nis planin e revolucionit në stol!

Juventusi… juventinëve. Emërimi i Andrea Pirlos në stolin e ekipit U-23  – nënvizon Corriere di Torino – riafirmon linjën e bardhezi për të përfshirë senatorët në kuadrot teknike dhe menaxheriale.

Ky është edhe rasti për Giorgio Chiellini dhe Gigi Buffon, të cilët rezervojnë një të ardhme në klub, duke ndjekur shembullin e Pavel Nedved. Në stol apo prapa tryezës.

Për Pirlon do të jetë eksperienca e parë në stol dhe presioni do të jetë 0 ndaj është zgjedhur ekipi U-23. Ish-mesfushori i Milanit dhe Juventusit u diplomua në Koverçiano me patentën A. Ideja është që të krijohet një lloj Pep Guardiola në shtëpi, i cili në kohën e tij filloi nga skuadra e Barcelonës B.

Related posts

NGA MODRIC TEK BENZEMA/ Zbulohen 20 më të mirët e janarit dhe surprizat nuk mungojnë

Delo.autor

PËRGATIT KLUBIN PËR TË ARDHMEN/ Bartomeu paralajmëron: Talentet e mëdhenj vijnë nga këto tri vende

Delo.autor

WATFORD-MANCHESTER UNITED/ Pas një SUPER ASIST nga Dennis, King ndëshkon “Djajtë e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment