Futboll Sport

EURO 2020/ Lukaku i papërmbajtshëm, Belgjika tallet me San Marinon (VIDEO)

Belgjika e ka mbyllur në avantazh 6-0 pjesën e parë të ndeshjes kundër San Marinos, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

Protagonistin i 45 minutave të para ka qenë sulmuesi i Inter-it, Romelu Lukaku, i cili ka realizuar golin e parë dhe të katërt për vendasit në minutat 28′ dhe 41′. I pari ka qenë i veçantë për qendërsulmuesin, duke parë se ka qenë goli i tij i 50-të me përfaqësuesen.

Lukaku ka qenë protagonist edhe në rastin e golit të dytë, me asistin e dhënë për Chadli-n. Ndërkohë, goli i katërt ka ardhur nga një autogol i Broli-t në minutën e 35-të.

Dy gola të tjerë të belgëve janë realizuar nga Alderweireld (43′) dhe Tielemans (45+1′).

Related posts

KUPA E ANGLISË/ Arsenal fiton me përmbysje, goli historik i Pulisic nuk i mjafton Chelseat

Delo.autor

“ISHULLI I TË FAMSHMËVE”/ Mbrojtësi italian i Lazios pa fat, shikoni çfarë ka humbur (FOTO)

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Sfida e re e Haaland i tërbon të gjithë, talenti i Dortmundit tregon pse është më i miri (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment