Bundesliga Futboll Sport

“ISHTE NJË NDJESI SHUMË…”/ Sane: I lumtur që zgjodha Bayren, këtu kanë luajtur shumë kampionë

Ishte ora 10:18 minuta në mëngjesin e djeshëm. Në qendrën stërvitore të Bajernit, Leroi Sane zbret në fushë për herë të parë me fanellën e kampionëve së bashku me Niklas Zylen dhe shefin e përgatitësit atletik, Holger Broih. Edhe pse në Sabener Shtrase ka pak njerëz pasi lojtarët dhe stafi kanë marrë pushimet, Zyle ka ditë që stërvitet vetëm pasi kërkon të jetë gati për ndeshjen e Champions-it ndaj Çelsit më 7 gusht. Ndërkohë, të dy lojtarët kanë nisur ditën me një vrap të lehtë dhe më pas kanë vazhduar ushtrime me topin.
SANE LEROI
Sane është i qeshur dhe në shumë momente u pa të shkëmbente batuta me shokun e tij të cilin e njeh edhe nga kombëtarja gjermane. Leroi, ashtu si Zyle, nuk preferoi të shkonte me pushime, por qëndroi në Mynih për t’u kthyer në stërvitje më shpejt se shokët e tjerë të skuadrës që për momentin janë duke rikuperuar energjitë e shpenzuara gjatë sezonit. Kujtojmë që bavarezët fituan kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë. Objektivi i radhës është Champions-i aty ku më datë 7 gusht do të presin në “Allianz Arena” blutë e Çelsit. Ndeshja e parë në Londër ka përfunduar më rezultatin 3-0 për gjermanët që janë menjë këmbë në fazën çerekfinale.
0_GettyImages-1254005359
SANE I LUMTUR
“Ishte një ndjesi shumë e mirë të rikthehesha sërish në fushën e blertë. Sigurisht që jam i emocionuar, të veshësh fanellën e Bajernit dhe të stërvitesh këtu ku janë stërvitur shumë kampionë, është diçka e veçantë”, tha Sane për faqen zyrtare të klubit kampion. “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Në javën e ardhshme do të kem mundësi të takoj dhe stërvitem edhe me shokët e tjerë të skuadrës. Mezi po pres. Sot (dje) kalova shumë mirë me Niklas. Ai është në një formë të mirë dhe gati për t’u rikthyer nga një dëmtim i gjatë. Vuajtëm të dy pothuajse të njëjtin dëmtim, por tani jemi të lumtur që kemi lënë pas një periudhë të tillë. Do të japim gjithçka për të fituar me Bajernin”, tha 24- vjeçari.

Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës pritet të rikthehet në Sabener Shtrase në fund të javës për të nisur përgatitjet për pjesën e tretë të sezoni. Kujtojmë që janë ende për tu luajtur ndeshjet e Champions-it, një gjë e pazakontë për skuadrat të cilat janë të detyruara të luajnë ndeshjet pas shtyrjes së kompeticionit për shkak të “COVID-19”.

Related posts

ANGLI-SAN MARINO/ “Tre Luanët” kërkojnë fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NDJEKJA E NEYMAR DHE MBAPPE VAZHDON/ Ja skenari i ëndrrës për Real Madridin në Paris

Delo.autor

“EURO 2020″/ Dalja e gabuar e portierit Simon, Immobile dhe Barella humbasin një shans të artë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment