Futboll La Liga Sport

PRAPASKENA/ James refuzoi Zidane, gjigantët e Anglisë kanë nisur sulmin

James Rodriguez do të largohet nga Real Madridi, pasi situata e tij në Madrid është skandaloze. Ai ka luajtur vetëm 78 minuta nga tetori dhe ka biseduar kokë me kokë me teknikun Zinedine Zidane. Kolumbiani dhe francezi nuk kanë më pika kontakti, prandaj largimi është i sigurtë.

Lojtari refuzoi që të udhëtonte drejt Bilbaos dhe nuk pranoi të grumbullohej as në ndeshjen ndaj Alavesit dhe Granadas. Fatmirësisht, ai ka shumë klube që e ndjekin dhe mes tyre është dhe Manchester United. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen shumë futbollistin dhe dëshiron që ta ketë në ekip për të ardhmen.

Mediet angleze bëjnë me dije se kanë nisur kontaktet mes tij dhe klubit anglez. Mbetet për t’u parë nëse diçka e tillë është e vërtetë, por në krahun tjetër Evertoni dhe Wolves janë gati të rivalizojnë Manchester United për mesfushorin.

Related posts

MBROJTËSI I NJOHUR/ CR7 dhe MESSI janë yje, por ja cili është lojtari më me ndikim në botë

Isa.Autor

PAMJET/ Të shoqëruar nga policia, tifozët çekë drejt “Air Albania”

F.autor

“NË FUTBOLL SI NË JETË”/ Ylli Leao: Pasioni im për muzikën lindi falë babait tim. Tek Milan kam dy prindër…

Delo.autor

Leave a Comment