Futboll Shqipëri Sport

“JAM BERBER I MIRË, KAM QETHUR VETEN DIKUR”/ Mesfushori Berisha: Zgjedhja e Kosovës më e vështirë dhe më e mira

Valon Berisha e mbylli sezonin me Dyseldorf në Gjermani dhe më pas gjeti menjëherë akordin për tu transferuar te Reims në Francë, për të nisur më pas pushimet në Kosovë.

Para se të fluturojë drejt ndonjë plazhi tropikal, mesfushori ka preferuar që fillimisht të jetë pjesë e televizioneve të Kosovës, ku ditën e djeshme ishte pjesë e “Sport Show” në Klan Kosova, ku foli për disa detaje interesante nga jeta e tij dhe zgjedhja e Kosovës.

“Shkoj shpesh të berberi dhe kam filluar të mësoj teknikat e tij. Kur isha në Norvegji te prindërit, nisa t’i pres vetë flokët dhe i thash babait tim: kur të kaloj mrapa kokës më ndihmo.

Nuk doli shumë keq. Në futboll më ka ndihmuar shumë vëllai im, që është më i vjetër se unë. Ai më ka shtyrë të punoj më shumë. Talentin ma ka dhënë Zoti, ndërsa për pjesën tjetër kam punuar shumë.

Që në fëmijëri e kam ndierë dashurinë për futbollin. Hapat e parë në karrierë i kam bërë në Norvegji. Ky vend më ka dhënë hapat e parë. Si 18-vjeçar kam debutuar te Norvegjia dhe unë iu jam mirënjohës atyre. Ata më kanë ndihmuar shumë.

Ka qenë vështirë ta pranoj Kosovën, pasi kam luajtur 20 ndeshje për Norvegjinë, por Kosova në zemër më rreh më shumë.

Që i vogël gjithmonë më ka pëlqyer të përfaqësoj Kosovën dhe menjëherë e kam pranuar ofertën. Ai ka qenë vendimi më i mirë që kam marr deri tani. Hobi jashtë fushës kam shumë sporte, volejbollin e dua shumë, tenis luaja me Sorianon kur isha në Salzburg”– u shpreh mesfushori.

Related posts

Schalke: Goretzka duhet të vendosë tani për të ardhmen

Q.Autor

Neymar te Reali, Nike ‘bekon’ transferimin

Q.Autor

DEKLARATA/ Ancelotti: Me NAPOLIN do jemi konkurrues në SERINË A dhe Champions

Sadik.Autor

Leave a Comment