Futboll La Liga Sport

“JASHTËTOKËSORI” NUK NJEH KUFIJ/ “Skaneri” i 700 golave ​​të Messit në karrierë (INFO-GRAFIKU I PLOTË)

Pas ekzekutimit të saktë të penalltisë, në barazimin e Barcelonës kundër Atlético Madrid (2-2), Lionel Messi ka rrumbullakosur 700 gola zyrtarë në karrierën e tij profesionale. Nga këto, 630 janë realizuar me fanellën e klubit të tij (Barcelona), ndërsa 70 me kombëtaren argjentinase. Është një shifër e rrumbullakët, që riafirmon përsosmërinë e një lojtari të jashtëzakonshëm, i cili nuk njeh kufij në çdo drejtim. Radiografia shoqëruese e këtij shkrimi tregon të gjitha detajet e golave ​​të gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”: si ishin, kundër kujt, prej nga…

Messi ka shënuar 441 gola në La Liga, 114 në Ligën e Kampionëve, 53 në Kupën e Mbretit, 5 në Botërorin e Klubeve, 14 në Superkupën Spanjolle dhe 3 në Superkupën Europiane. Një tjetër rekord, që ylli argjentinas e ka afër realizimit, është ai i golave ​zyrtarë në një klub të vetëm. Pelé grumbulloi 643 gola me Santos, para se të nisej për te Cozmos në SHBA. Legjenda braziliane, pra, ka 18 gola më shumë sesa Messi aktualisht me Barçën. Mesatarja e golave me kombëtaren është shumë më modeste (0.51 gola për ndeshje) në krahasim me atë të arritur me Barçën (0.87 gola për ndeshje).

Related posts

KATEGORIA SUPERIORE/ Luhen këto përballje për javën e dytë të kampionatit

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Real Madrid nuk heq dorë nga ylli i Bayern-it, zbulohet plani i “Los Blancos”

Delo.autor

VDEKJA E ISH-TRAJNERIT TË INTER/ Rei Manaj me dedikim prekës: Ti gjithmonë më prite si djalin tënd…

Delo.autor

Leave a Comment