Futboll Sport

MBI LAMTUMIRËN E MESSIT/ Nagelsmann: Mund të jetë një gjë e mirë për disa lojtarë të Barcelonës…

Mesjavën e ardhshme do të kthehet magjia e Champions League.

Mes sfidave që priten më shumë do të jetë ajo mes Bayern Munich dhe Barcelona-s.

Trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann, ka folur pikërisht në lidhje me këtë përballje për kanalet zyrtare të klubit gjerman.

“Pa asnjë dyshim kanë humbur një lojhtar të madh me largimin e Messi-t. Ka shkruar historinë e Barcelona-s për shumë vite”, ka thënë Nagelsmann.

Gjithsesi, trajneri i Bayern mendon edhe se lamtumira e Pleshtit mund të jetë edhe një gjë e mirë për katalanasit: “Mendoj se disa lojtarë mund të ndihen më të lirë tani që ai është larguar”.

Duke iu rikthyer sfidës: “E presim me padurim ndeshjen me Barcelona-n. Do të luajmë në një qytet të mrekullueshëm dhe një stadium të madh. Do të përballen dy skuadra me një traditë të pabesueshme dhe tifozeri të madhe”.

Related posts

ZYRTARE/ U shty nga trazirat. Ja kur luhet Manchester United-Liverpool…

Delo.autor

Messi kërkon 2 gola ndaj Las Palmas, plotëson shifrën historike

Q.Autor

KRITIKON ASHPËR INTER PËR MERKATON DHE ZGJEDHJET E TRAJNERIT/ Ish-sulmuesi Vieri: Në idetë e Contes…

Delo.autor

Leave a Comment